01. Fshirja nga Instagram / Meta
Nëse ke autorizuar aplikacionin Agjenti dhe dëshiron të heqësh qasjen ose të kërkosh fshirjen e të dhënave që Meta na dërgon:
- Hap Instagram → profili → Settings and activity → Website permissions / Apps and websites.
- Gjej Agjenti dhe hiqe autorizimin (Remove / Deauthorize).
- Meta na njofton automatikisht. Ne revokojmë token-in e lidhjes Instagram dhe anonimizojmë të dhënat e lidhura me atë llogari, sipas politikës sonë.
Callback teknik për Meta
Endpoint-i i automatizuar (jo për shfletues) është: https://agjenti.app/api/meta/data-deletion. Ai pranon kërkesën e firmosur nga Meta dhe kthen një kod konfirmimi me URL statusi.
02. Fshirja nga paneli Agjenti.app
Nëse je përdorues i biznesit në Agjenti.app:
- Hyr në panel → Instagram dhe shkëput llogarinë e lidhur.
- Kontakto zanastoreeu@gmail.com me email-in e llogarisë dhe emrin e biznesit për të kërkuar mbylljen e llogarisë ose fshirjen e të dhënave të panelit.
03. Nëse je klient i një biznesi
Nëse ke shkruar një biznes në Instagram që përdor Agjenti.app, biznesi është kontrolluesi kryesor i bisedës dhe porosisë. Kontakto atë biznes në të njëjtën bisedë dhe kërko fshirjen. Mund të përfshish edhe email-in e mësipërm nëse ke nevojë për ndihmë teknike.
04. Statusi i kërkesës
Pas një kërkese automatike nga Meta, merr një confirmation code dhe një URL statusi. Hap atë URL për të parë nëse kërkesa është completed. Detajet e privatësisë: Politika e privatësisë.